''Denonconi dhunën'', Psikologët: Lufta ndaj dhunës sjell shoqëri më të mirë
Dhuna mbetet një prej sfidave më të mëdha të shoqërisë sonë, ndërsa denoncimi i saj është një hap i rëndësishëm drejt luftimit të këtij fenomeni.
Psikologja Brunilda Laboviti nënvizon se denoncimi është çelësi për shpëtimin e viktimave dhe për të shprehur se dhuna është e papranueshme.
Cdo formë dhune duhet të denoncohet…
Vetëm në këtë mënyrë shpëtohen jetë, por dhe krijohet një shoqëri më e paqtë.
Psikologia Brunilda Laboviti thekson se shumë persona nuk i drejtohen institucioneve.
Duke e konsideruar si çështje private, duke sjellë edhe agravim të mëtejshëm të situatave
‘’Refuzimi për të denoncuar dhunën është një veprim i gabuar.
Sepse kjo dhunë do të shtohet nëse ne nuk e denoncojmë që në hapat e parë.
Frika dhe mentaliteti në Shqipëri ekziston për këto raste.
Janë femrat që denoncojnë më shpesh dhunën’’, tha Laboviti.
Duke synuar të adresojë këtë çështje, Laboviti propozon që institucionet të bashkëpunojnë më shumë.
‘’Duhen ndëtuar struktura të reja. Për ne si ekspertë është goxha e vështirë edhe pjesa e referimit.
Ndoshta te pjesa e koordinimit në Shqipëri ngelet pak e dobët’’, tha Laboviti.
Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë periudhës janar-shkurt, 629 vajza dhe gra kanë denoncuar raste të dhunës ku 350 prej tyre kanë marrë urdhër mbrojtje.
