Tragjedia e Shkodrës/ Koplikaj: Njëlloj fajtore është edhe një nënë që i ka hedhur fëmijët në lumë
Në “Drejt” nga Luan Rama, autori i emisionit “Piranjat” Taulant Koplikaj lidhur me rastin e rëndë në Shkodër u shpreh se prokuroria i ka faktet e dhunës së bashkëshortit.
Koplikaj: E vërteta po qëndron e fshehur dhe nuk po arrijmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria i ka faktet e dhunës së bashkëshortit. Sipas prokurorisë ka një dhunë që ka ardhur si pasojë e një lidhje jashtëmartesore e bashkëshortit.
Kjo është një temë shumë delikate. Marr guximin të them se njëlloj është një nënë që i ka hedhur fëmijët në lumë. Kemi një martesë të këtij personi shumë të re dhe është baba në një moshën 21-vjeçare. Kemi të bëjmë me një baba të përkushtuar. Ka krijuar një lidhje? Ta themi që po! Ka ushtruar presion ndaj gruas për ta larguar? Mund të ketë ndodhur edhe kjo. A mund të kishte zgjidhje të tjera kjo zonjë me fëmijët e saj?
