Gjendet edhe trupi tjetër i një prej dy fëmijëve të mbytur në lumin Bunë, Balla me lot në sy: Kërkimet vijojnë non-stop
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga Shkodra deklaroi se në Bunë u gjet edhe trupi i një prej dy fëmijëve, të cilët u hodhën me nënën e tyre Alma Arrizi, disa ditë më parë.
I përlotur, Balla u shpreh se për këtë ngjarje, shoqëria ka përgjegjësitë e saj, teksa shtoi se duhet një reagim mbarëshoqëror.
Me apelin që gratë dhe vajzat të denoncojnë dhunën, Balla tha se policia, në situata të tilla, duhet të reagojë dhe të ndërhyjë në kohë.
Balla: “Sa është gjetur dhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë dhe natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë, dyshohet se dhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë.
Kështu që policia, RENEA, forcat kombëtare dhe peshkatarët do të vazhdojnë non stop për të gjetur dy të tjerët.
“Fatkeqësisht dyshimet tona po konfirmohen.
Gratë dhe vajzat ta denoncojnë dhunën.
Kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, duhet t’i japim më shumë besim vajazave dhe grave.
Erdhi dita ta them me lot në syt, që na duhet një shkëputje nga kjo situatë, reagim mbarëshoqëror.
Një rol të rëndësishëm luan shoqëria.
Na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri.
Policia duhet të reagojë me parandalim, të ndërhyjmë në kohë.”.
