EMRI/ I dënuar në Shqipëri me 4 vite burg, arrestohet shqiptari banues në Ohër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 16:56
Policia kufitare e Qafë Thanës ka vënë në pranga një shtetas shqiptar banues të Ohër, i cili ishte në kërkim nga autoritetet e vendit tonë.
Miratip Memedi, në shtator të vitit 2019, është dënuar me 4 vite burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“U ndalua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi në kërkim Miratip Memedi, banues në Ohër, Maqedonia e Veriut, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor së Shkallës të Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 11.09.2018, e ka dënuar me 4 vite burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, njofton policia.
