''Është gabuar me hetimin për Inceneratorët'', Prençi: SPAK-u do jetë përgjegjës, nëse digjet bashkia e Tiranës

Ish drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Pençi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se SPAK do jetë përgjegjës nëse digjet bashkia e Tiranës dhe Tirana.

Prençi: Dje Erion Veliaj është pyetur vetëm për çështjen e Inceneratorëve.

Unë vë bast publik sonte, Erion Veliaj është i arrestuar.

Pra do shkojë në burg.

SPAK tashmë është bindur se ka gabuar me hetimin e çështjes së Inceneratorëve duke i copëzuar në tre cështje, Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Tani është mbledhur laku edhe për SPAK-un sepse SPAK-u tani është në një provë të fortë, ta mbrojë Tiranën, do përgjigjet SPAK-u nëse digjet Tirana.

SPAK-u do jetë përgjegjës nëse digjet bashkia e Tiranës apo digjet Tirana.

Nëse nuk ndërhyn shpejt SPAK-u, temperaturat politke dhe të stinës do të përputhen bashkë dhe do të gjenerojnë temperature shumë të larta.

Për të cilin ka informacion policia e shtetit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Dorëheqja e Erion Veliajt, mesa di unë do të ndodhë shumë shpejt dhe qetëson shumë gjëra.

Erion Veliaj do thirret shumë shpejt edhe për çështjen e 5D.