Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon BE: Siguria e njerëzve të drejtësisë, thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit

BE ka reaguar për tritolin e vendosur në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj.

Bashkimi Europian shprehet se siguria e njerëzve të drejtësisë është parësore për pavarësinë e gjyqësorit.

Reagimi:

Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri.

Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri.