Dhoma e Avokatisë Shkodër në mbështetje të gjyqtarit Tonin Stërkaj: Drejtësia s'mund të kërkohet nëpërmjet padrejtësisë
Dhoma e Avokatisë Shkodër ka dalë në mbrojtje të gjyqtarit Tonin Stërkaj, të cilit iu vendos ditën e ndjeshme eksploziv në portën e shtëpisë.
Kryetari Anton Kosteri, deklaroi se ky akt cënon integritetin e shtetit dhe sigurinë në qytet.
“Ngjarje kriminale dhe e rëndë.
Në banesën e gjyqtarit u vendos eksploziv.
Dhoma e Avokatisë Shkodër preh solidaritet dhe mbështetje për gjyqtarin dhe familjen e tij.
Është cënim real i integritetit të shtetit dhe sigurisë në qytet.
Tregon vështirësitë që has çdo zyrtar në vendin tonë, veçanërisht magjistratët në kryerjen e detyrës.
Kjo kërkon një kundërpërgjigje nga organet ligjzbatuese që i inkurajojmë të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.
Ne nënvizojmë se dhuna e presioni janë mjeti i gabuar për zgjidhjen ne problemeve.
Drejtësia nuk mund të kërkohet nëpërmjet padrejtësisë”, tha ai.
