Tritoli ndaj gjyqtarit në Shkodër, Softa: Ishte më shumë për trembje dhe mesazh, goditje ndaj gjyqësorit dhe rendit
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë në Ora News u shpreh se tritoli ndaj gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj ishte një goditje ndaj gjyqësorit, rendit dhe qetësisë.
Gjithashtu sipas Softës ishte më shumë trembje dhe mesazh.
Softa: Sigurisht gjëja e parë që fillon dhe analizon në momentin që goditet një punonjës i drejtësisë, pra një gjyqtar pista e parë që mund të ngrihet është për shkak të detyrës.
Në të njëjtën kohë është edhe një goditje ndaj rendit dhe sigurisë publike.
Kjo cënon po themi edhe atë klimën e besimit të qytetarëve për rend dhe qetësi.
Fakti që autori e vendos tritolin tek porta, largohet duke pasur edhe kohën është më shumë trëmbje dhe mesazh për gjyqtarin.
Tregon që janë persona që nuk e njohin rrezikun, janë të përgatitur dhe që merren me aktivitete të tilla.
