Iu vendos tritol në banesë, ngjarja ende pa autor, KLGJ: 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Stërkaj

Pas vendosjes së një sasie tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj, Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka vendosur të caktojë mbrojtje për gjykatësin dhe familjen e tij.

Të gjithë anëtarët vendosën me vota unanime që për një periudhë 6 mujore, gjyqtari Stërkaj dhe familjarët e tij të vendoset në mbrojtje nga efektivë të policisë së shtetit dhe repartit “REIS”.

NGJARJA

Ora shënon 02:55 minuta e 28 prillit kur kjo kamera sigurie në lagjen "Tom Kola" në Shkodër ka fiksuar autorin e tritolvënies në pragun e derës së gjyqtarit Tonin Sterkaj!

Ky qen në banesën e fqinjit në magjistratit lehu sapo sheh personin e veshur me të zeza dhe të maskuar por për shkak të orës së vonë duket se askush nuk u alarmua.

Personi i paidentifikuar ruan qetësinë dhe ecën drejt banesës së gjyqtarit. Kur arrin tek porta e oborrit të objektivit!

Disa sekonda qëndron në këmbë e disa të tjera siç duket i duhen për të ndezur fitilin e eksplozivit!

Kur shef flakët largohet kokulur, me nxitim, drejt rrugës kryesore qe lidh sheshin “Prek Cali” me kryqëzimin e Shkollës Pyjore. Lehjet e qenit e shoqërojnë kur ikën.

Në orën 02:59 ndodh shpërthimi i fuqishëm siç tregon kjo pamje!

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale në banesën e magjistratit 62-vjeçar që sipas të dhënave ndodhej aty bashkë me anëtarët e familjes!

Dyshimet janë se lënda plasëse në derën e banesës ishte një mesazh kërcënues për Tonin Stërkajt si gjyqtar, por nuk përjashtohen as pista të tjera.

Në dëshminë e parë në polici  Ai mësohet se ka deklaruar se nuk ka asnjë person të dyshuar, ndërsa nuk ka denoncuar kërcënime të mëhershme!

Tonin Sterkaj prej shumë vitesh mban detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa prej gati dy vitesh ka punuar edhe në gjykatën e Apelit të Shkodrës.