VIDEO/ Goditje e bukur me kokë, Vedat Muriqi shënon në La Liga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2024, 15:02
Gol shumë i bukur nga Vedat Muriqi në La Liga.
Sulmuesi dardan zhbllokoi takimin Cadiz-Mallorca, një “finale” mbijetesë.
Ishte minuta e 12’ kur shtatlarti nga Prizreni u zhyt bukur me kokë në krosimin e sllovakut Martin Valjent, duke kaluar ishullorët në avantazh.
Një gol i rëndësishëm për finalistët e Kupës së Mbretit dhe i gjashti sezonal në kampionatin spanjoll për 30-vjeçarin shqiptar.
VIDEO:
https://streamin.one/v/61c802c9
