Bardhi: Trafiku i drogës, emri i Edi Ramës në dosjen belge
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar pas një artikulli në median belge, ku gjatë një procesi gjyqi për një grupi kriminal të quajtur “Shqiponja e Zezë” lidhur me trafikun e drogës, përmendet edhe emri i Edi Ramës.
“Një tjetër media serioze belge deklaron se në procesin kundër trafikantëve të drogës në Bruksel, del emri i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama! Përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës”, shkruan Bardhi, referuar artikullit.
Një tjetër media serioze belge deklaron se në procesin kundër trafikantëve të drogës në Bruksel, del emri i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama! Përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës. pic.twitter.com/oLWCIbTnDJ
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) April 26, 2024
DOSJA BELGE
Emri i Kryeministrit Edi Rama del edhe në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë” ku akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.
Për një prej të pandehurve, i identifikuar si Arben I, prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie.
“Më 18 prill, prokurorja kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme, me qendër në Majorka. Ajo pohoi gjithashtu se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama”, thuhet në një artikull të RTL info.
Avokatët që mbrojnë Arben I, i akuzuar për pastrimin e shumave të mëdha parash nga trafiku i kokainës, besojnë se treguesit kryesorë të fajësisë të paraqitura nga prokurori vijnë nga një çështje italiane “që nuk çoi në asgjë”.
"Akuzat ndaj Arben I, bazohen në informacione që vijnë nga dosje të huaja, njëra italiane, tjetra spanjolle. Lidhur me të parën, të realizuar në Itali në bashkëpunim me Gjermaninë, dhe që ndër të tjera kishte në shënjestër Arben I., “nuk çoi në asgjë”, argumentoi avokati. Për këtë arsye, ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi i non bis in idem, ose fakti që nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtat fakte.


