Protesta me molotovë para Bashkisë së Tiranës, Balla: Ata kanë hallin e Berishës, jo të dosjes 5D

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli nga Korça në lidhje me protestën e sotme të opozitës të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës.

Balla tha se arsyen e protestës e dhanë vetë protestuesit të cilët bënë thirrje që të lirohej ish-kryeministri, Sali Berisha i cili prej dhjetorit të 2023 ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. Sipas Ballës 'halli' i protestuesve nuk është dosja 5D, por liria e Berishës.

“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin “Lironi liderin e opozitës”, kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet”, tha Balla.