Baçi: Protestë para bashkisë Tiranë deri në largimin e hajdutit, ndërkombëtarët të reagojnë për vjedhjet

I ftuar në Ora News, deputeti demokrat Luan Baçi u shpreh se vjedhje si ajo në bashkinë e Tiranës me dosjen “5D” nuk është parë në vendin tonë.

Baçi: Pjesëmarrja ishte e konsiderueshme në protestë për arsye sepse protesta bëhet para bashkisë dhe për atë vjedhje të pa imagjinuar ndonjëherë. Jemi mësuar me vjedhje, por vjedhje e kësaj natyrë nuk ishte parë dhe dëgjuar ku drejtorë të bashkisë organizojnë tenderat dhe paratë e bashkisë duke i kaluar paratë te firma e tyre.

Do të protestohet nga qytetarët e Tiranës deri në largimin e atij hajduti në bashki që është i pakrahasueshëm. Unë shpreh keqardhjen për ndërkombëtarët dhe reagimet e tyre, sepse duhet të reagojnë për vjedhjet e qytetarëve. Mos tu dhëmbë për atë që u dhemb pushtetarëve. I kanë të gatshme shkrimet dhe deklaratat.