Aksion në Kadastër, dy persona përfundojnë në pranga me urdhër të SPAK

Autoritetet kanë nisur një aksion mbrëmjen e sotme në ambientet e Kadastrës.

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme janë firmosur dy urdhër-arreste për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për korrupsion në këmbim të votave.

Në pranga është vendosur kryeplaku i Saukut, shtetasi Agim O, si dhe një ish-zyrtar i Kadastrës. 

Janë 4 masa sigurie: 2 në burg, 1 në arrest shtëpie, dhe 1 me detyrim paraqitje.

Hetimet lidhur me këtë çështje po ndiqen nga prokurori Eneid Nakuçi, ndërsa SPAK bën me dije se ditën e nesërme do ketë njoftim zyrtar sa i përket këtij operacioni.

Aksion në Kadastër, dy persona përfundojnë në pranga me