Përplasja me RAI3, Berisha-Ramës: Ç’punë ka Shqipëria me ty dhe Agaçin o mafioz? Të martën firmoset fundi i ...
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se në protestën e radhës, ditën e martë do firmoset fundit i tij.
Berisha është ndalur edhe te sulmi që i bëri Edi Rama medias italiane Rai3 pas publikimit të reportazhit i cili nxinte qeverinë socialiste dhe mbrojtjes së kryeministrit duke u shprehur se po goditej Shqipëria.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:
Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, qytetare dhe qytetarë, misionarë të vërtetë të guximit, shpresës dhe dinjitetit njerëzor.
Një përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve tuaj në platformën e të vërtetës.
Por një përshëndetje të përzemërt atyre qindra e qindra qytetarëve që ngritën sot peshë zemrat e mbarë qytetarëve të Tiranës.
Përshëndetje atyre djemve, vajzave, burrave dhe grave, të rinjtë, të moshuarve, intelektualëve, punonjësve, punëtorëve që sot çanë rrethimin dhe i treguan Erion Veliajt se je në rrethim dhe nuk shpëton kurrë.
Beteja tek bashkia ishte zgalemi i fitores tonë.
Beteja e sotme i tregoi kryehajdutit të shpifur se për të në atë bashki nuk ka vend.
I tregoi atij shpifaraku, hajdut i shpërfytyruar se gjyqi do i bëhet në sheshin Skënderbej.
I tregoi atij se nuk ka Duman dhe Zaman në botë që mund ta shpëtojë nga verdikti i popullit, verdikti i qytetarëve.
Ndaj dhe unë shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që morën pjesë, për të gjithë ata që çanë rrethimin, për të gjithë ata që me fjalët e tyre ndezën zemrat e protestuesve, të qëndrestarëve, në betejën e sigurt drejt fitores të forcave opozitare.
Miqtë e mi, beteja për bashkinë është beteja për zemrën dhe mendjen e kombit, dhe trurin e kombit që është kryeqyteti.
Të gjitha regjimet kanë rënë kur ka rënë bashkia dhe kryeqyteti i tyre.
Bashkia e Tiranës është në prag të rënies.
Erion Veliaj është i pashpresë. Do marrë me vete Edi Ramën dhe të gjithë bandën e hajdutëve të tjerë.
Të dashur miq, cinizmi, poshtërsia, përçmimi dhe urrejtja e këtyre hajdutëve ndaj nesh nuk ka kufi. Nuk njeh kufi.
Ndaj dhe zemërimi ynë nuk duhet të njohë kufi ndaj tyre.
Zemërimi ynë nuk do të njohë kufi ndaj tyre.
E marta po vjen, në 16:30, e gjithë Tirana te bashkia.
E gjithë Tirana te bashkia për të pastruar atë nga Erion Veliaj, nga ky hajdut që nuk ka parë Tirana ndonjëherë.
Nga ky hajdut që ka zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe për djegësin nuk ekziston as nam dhe as nishan.
Të martën firmoset fundi i Erion Veliajt, hajdutit që futi modelin e vjedhjes 100 përqind.
Monstra që vetëm në një familje vodhi 78 tendera.
I pafytyri që u thotë qytetarëve se u kam gjelbëruar me 1 milion pemë, në një kohë kur ka vjedhur tarifën e blerjes së 1 milion fidanëve.
Miqtë e mi, edhe njëherë zemërimi në proporcion me poshtërsinë e tyre, me krimin e tyre, me vjedhjet e tyre.
Të dashur miq, pafytyrësia, amoraliteti i këtij grupi banditësh ka kufi vetëm qiellin.
Prej katër ditësh, Edi Rama i damkosur në mënyrë përfundimtare nga mediat italiane, bën betejën e Don Kishotit. Përpiqet dhe rreket të thotë se po mbroj Shqipërinë.
Ku ke Shqipëri ti o tradhtar?!
Ku ke atdhe ti o i paatdhe?!
Ku me moral ti o i pamoral?!
Si guxon ti dhe flet për Shqipërinë kur mbron mafiozin Engjëll Agaçi që blen me 30 hektarë, korrupton McGonigalin tjetër për të mashtruar shqiptarët, për të gënjyer shqiptarët, për të mbushur Shqipërinë me drogë që të pasurohesh ti dhe fara jote e poshtër.
Ç’punë ka Shqipëria me ty dhe Agaçin o mafioz? Mafia nuk ka atdhe. Mafia nuk ka moral. Mafia nuk ka ligj!
Dhe ti po mbron Shqipërinë. Po mbron Olsi Ramën. Po ç’punë ka Olsi Rama me Shqipërinë, mafiozi trafikant i yt.
Ke një javë që sillesh nga Sokoli tek Meti, nga Meti tek Bolino për të mashtruar shqiptarët dhe derdh lot për të mbrojtur bandën tënde.
Për të mbrojtur krimet!
Këta poshtërojnë qytetarin, poshtërojnë shqiptarin.
A ka vend në botë që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të gjendet me dokumente se i ka dhuruar 30 hektarë tokë një të korruptuari që të mashtrojë shqiptarët dhe të mos japë dorëheqjen?
A ka vend në botë që ky akt nuk quhet mafioz dhe që Agaçi nuk shkon në burg përveç Shqipërisë?
Askund miqtë e mi, përveçse në Shqipëri. Ndaj dhe ka vetëm një rrugë: zemërim, zemërim, zemërim!




