Faik Basha, njeriu që sfidon nesër Ilir Metën për President të PL-së shpalos programin e tij
Faik Basha, sfiduesi i Ilir Metës për postin e presidentit të Partisë së Lirisë, në një intervistë për Ora News shpalosi programin e tij për të marrë këtë detyrë.
Ai shtoi se të rinjtë në politikë nuk duhet të mjaftohen duke thënë se të vjetrit duhen larguar, por duhet të japin edhe alternativë se si duhet bërë kjo gjë.
Basha: Ne duhet të guxojmë. Ne si vend kërkojmë që në partitë politike të angazhohen më shumë të rinj. Brezi i vjetër kërkohet të lartohet. Ndërkohë askush nuk bën përpjekje për tu përballur Meta. Largimi vjen duke paraqitur një platformë dhe program. Pastaj nëse delegatët e vlerësojnë këtë program që vjen nga i ri që nuk ka kostot e këtyre viteve, por si një person që do të japë një kontribut për shqiptarët.
Fakti që kam përballë Metën nuk është pengesë. Ai njoh kontributet e tij në politikë në këto 30 vite. Dha modelin se mund të guxohet me këmbëngulje. Është bërë kryeministri më i ri i vendit dhe arrit gjithçka. E kemi një model, por nuk do të thotë se duhet të rrimë që këta të largohen dhe ne tu zëmë vendin. Duhet të kandidojmë dhe të shpalosim programet.
