Zgjedhjet presidenciale në RMV, Xhezairi: Rezultate të pritshme, te blloku shqiptar kemi fitues Osmanin

Analisti, Seladin Xhezairi në një intervistë në Ora News u shpreh se rezultat e zgjedhjeve natën e djeshme në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut ishin të pritshme. 

Xhezairi: Pak a shumë këto rezultate të natës që lamë pas kanë qenë edhe të pritshme.

Karshi përplasjeve të furishme të kampeve të ndryshme politike por të gjitha sondazhet e opinionit publik përafërsisht kanë rezultuar si të sakta.

Kandidatja e opozitës maqedonase VMRO DPMNE, është në epërsi të thellë në raport me rivalin e saj të vjetër, presidentin aktual Pendarovskin.

Edhe te blloku shqiptar e kemi një fitues.

Ai është Bujar Osmani, ministër aktuar i punëve të Jashtme.

Humbës në zgjedhjet e djeshme me një diferencë goxha të madhe del të jetë Arben Taravari, i cili aktualisht është kryetari aktual I qytëetit të Gostivarit.