VMRO-DPMNE kryeson Presidencialet, Siljanovska: Atë që premtoj, do ta realizoj. Mickoski kërkon qeverinë bashkë VLEN: Bisedova me Taravarin dhe e ...

Rezultatet e para që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i publikon në faqen e tij web, tregojnë se nga mbi 90 për qind e votave të numëruara, kryeson kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Pas saj, vijnë Stevo Pendarovskit nga LSDM-ja dhe Bujar Osmani.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas shpalljes së gati 90% të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale tha se ka biseduar me Arben Taravarin dhe se e uroi për rezultatin e fituar.

Mickoski paralajmëroi edhe bashkëpunim me VLEN pas zgjedhjeve parlamentare.

“Para se t’iu drejtohem juve u dëgjova edhe me opozitën shqiptare, me z.Arben Taravarin, e urova për rezultatin dhe i urova zgjedhje parlamentare të suksesshme dhe Qeveri të ardhshme në Maqedoni”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Davkova, në fjalimin e saj sonte falënderoi qytetarët dhe ekipin për suksesin e arritur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Siç tha ajo, rezultati për të është shumë frymëzues dhe premton realizimin e angazhimeve të premtuara.

“Ky rezultat është tepër frymëzues për mua, nuk kam fjalë të shpreh mirënjohjen time… Nuk mendoj se jam i veçantë në shumë gjëra, vetëm e di që atë që premtoj do ta bëj në mënyrën time. Ju siguroj për këtë”, tha Davkova.

/Alsat.mk