Zgjedhjet në RMV, Nebiu: E pritshme epërsia e kandidatit të opozitës, shkalla e fitores shumë e madhe

Analisti, Besim Nebiu në një intervistë në Ora News u shpreh se ishte e pritshme epërsia e kandidatit të opozitës në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Nebiu: Kemi një rezultat që është i pritshëm në kuptimin e asaj se kandidati i opozitës maqedonase ka epërsi.

Ajo që nuk është e parashikuar është shkalla e fitores.

Është një fitore shumë e madhe dhe kjo do ta determinojë edhe dinamikën e zgjedhjeve parlamentare të cilat janë më të rëndësishme se zgjedhjet presidenciale.

Ky rezultat i djeshëm do ketë peshë të madhe në atë se si do zhvillohet edhe fushatat.

VMRO DPMNE fioti shumë mbrëmë.

Besoj se në 2 javët e ardhshme do mundohet ta stabilizojë atë votë.