Koci: Serbia e ngurtë për dinarin, vështirë të zgjidhet, ka mungesë të presionit ndërkombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2024, 15:19
Në një intervistë për Ora News, analisti Melazim Koci tha se Serbia duhet të merret vesh për dinarin sepse kemi një qëndrim të ngurtë ku është deklaruar që nuk do të pajtohen me largimin e dinarit.
Koci: Serbia duhet të merret vesh për dinarin sepse kemi një qëndrim të ngurtë ku është deklaruar që nuk do të pajtohen me largimin e dinarit. Me këtë pozicionim dhe mungesën e presionit nga ndërkombëtarët nuk shoh në një afat të shkurtër për një marrëveshje mes dy palëve.
Pozicioni i Serbisë është shumë i ngurtë në raport me këtë çështje. Takimi vijon sot dhe pa zgjidhjen e një pakoje mes palëve, kjo çështje vështirë se do të zgjidhet. Nuk ka as presion nga bashkësia ndërkombëtare për ta zgjidhur në një kohë të afërt.