Nga fotografimi i votës tek fituesja e Presidencialeve, gazetarja “skanon” zgjedhjet në RMV, Shkopi: Fitore e thellë e VMRO-DPMNE-së

Rezultatet e para që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i publikon në faqen e tij zyrtare, tregojnë se nga mbi 90 për qind e votave të numëruara, kryeson kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Pas saj, vijnë Stevo Pendarovskit nga LSDM-ja dhe Bujar Osmani.

Në një lidhje me skype na Shkupi gazetarja Evi Shkopi renditi në studion e lajmeve në “Ora News” të gjithë problematikat e votimeve të djeshme, por edhe për atë çfarë e pret Maqedoninë e Veriut pas këtij raundi të parë të Presidencialeve, i cili shërben edhe si një paralajmërim për atë se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet parlamentare të 5 majit që do të mbahen atje.

“Ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e mëparshme edhe në zgjedhjet e djeshme nuk munguan rastet e fotografimit të votës, apo ku votuesi i tregon komisionarit në sallë votën e tij.

Gjithashtu, ka pasur në disa komuna janë gjetur dhe fletushka në të cilat bëhej thirrje për bojkotimin e votimeve, ndërsa në një tjetër fletë votimi është gjetur dhe një pikturë molotovi e shpërthyer, megjithatë të gjitha rastet po hetohen dhe janë në proces e sipër.

Vonesa në procesin e numërimit nuk ka pasur, kutitë dhe qendrat e votimit u hapën dhe u mbyllën në kohë.

Rezultatet treguan se kandidatja e mbështetur nga  VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova arriti të sigurojë 362 632 vota, ndërsa numërimi ende vijon.

Ne kishim paralelisht dy fushata zgjedhore, edhe për garën Presidenciale dhe ato parlamentare. Dhe Mickovski në mënyrë elegante la të kuptohet që opozita shqiptare të japë votën e saj edhe për krijimin e qeverisë”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Evi Shkopi.