VIDEO E RËNDË/ Burri dhunon dy vajza në parking, njërën e tërheq me forcë, tjetrën…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2024, 18:34
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Kosovë, ku një burrë është filmuar duke dhunuar dy vajza në një parking.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, teksa në videon e publikuar nga mediat në Kosovë, shihet se si burri fut me forcë njërën nga vajzat në makinën e saj, e më pas i mbyll derën. Më pas ai kapet me vajzën tjetër, të cilës i gjuan makinën. Ka njerëz të tjerë të cilët qarkullojnë nëpër rrugë dhe askush nuk e merr ‘mundimin’ për të ndërhyrë dhe për të neutralizuar situatën.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta, teksa edhe policia nuk ka reaguar ende për rastin.

