Liverpooli fiton ndaj Fulhamit, Broja e ndjek ndeshjen nga stoli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2024, 20:52
Liverpool merr një fitore të rëndësishme 1-3 në transfertën e Fulham, ndeshje e vlefshme për javën e 34-ët të Premier League.
Alexander-Arnold zhbllokoi ndeshjen me goditje dënimi në minutën e 32-të. Megjithatë Fulham ia doli që të barazonte brenda pjesës së parë, me Castagne.
Liverpool vazhdoi me sulmet në pjesën dytë, me Gravenberch që riktheu avantazhin me një super goditje në minutën e 53-të, ndërkohë që Diogo Jota shënoi golin e tretë për “The Reds”.
Armando Broja e ndoqi këtë ndeshje nga stoli. Pas këtij takimi Fulham renditet në vend të 12-të me 42 pikë, ndërkohë që Liverpool renditet momentalisht në vend të dytë me 74 pikë, po aq sa Arsenal-i.

