VIDEO/ Dëborë në pranverë, zbardhet Puka. Temperaturat ulen ndjeshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2024, 10:45
Pamjet që shihni vijnë nga Puka.
Duket se gjithçka është "pushtuar" nga bora, ndonëse jemi në mes të pranverës.
Rrugët e qytetit janë zbardhur nga dëbora.
Shumë zona në veri të vendit dhe në juglindje janë përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.
