Reshje të dendura bore në veri të vendit, ja çfarë ndodh në Theth
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2024, 10:04
Pamjet që shihni vijnë nga Boga dhe zona e Thethit. Duket se gjithçka është "pushtuar" nga bora, ndonëse jemi në mes të pranverës.
Mësohet se në rrugë ka pasur prezencë të madhe dëbore, ndërsa një borëpastruse po punon për hapjen e saj.
Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet me goma dimërore. Shumë zona në veri të vendit dhe në juglindje janë përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

