''Mos ec shpejt, se vdekja të ka zënë pritë'', Plaku: Kemi edukatë të dobët për përdorimin e rrugës

Gazetari, Zylyftar Plaku i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se ne kemi një edukatë të dobët për përdorimin e rrugës.

Plaku: Jam plotësisht që jemi të paedukuar.

Të gjithë qytetarët kur vjen problemi tek bisedat, thonë jemi të paedukuar.

Është më e gjetur shprehja që thotë: mos ec shpejt në rrugë sepse vdekja të ka zënë pritën dhe ajo të pret.

Përgjithësisht ne kemi një edukatë të dobët për përdorimin e rrugës.

Kur je drejtues mjeti pajisesh me leje drejtimi dhe prezupozohet se ti ke mësuar dicka.

Pra ne jemi të pabindur kundrejt ligjit.