Gjoka: Efektivët e policisë rrugore, në kontrollet parandaluese që kryejnë i referohen sinjalistikës së përhershme

Komisari, Taulant Gjoka i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora Newsu shpreh se efektivët e policisë rrugore në kontrollet parandaluese që kryejnë në rrugët e Shqipërisë i referohen gjithmonë sinjalistikës së përhershme.

Gjoka: Sigurisht që të qarkullosh në rrugët e Shqipërisë mund të shikosh fenomene të cilat lidhen jo vetëm me papërgjeshmërinë e mënyrës se si drejtohen mjetet por edhe shkelje të rregullave të qarkullimit të cilat mund të jenë me rrisk të lartë por edhe me rrisk minimal.

Përpos mangësive që mund të ketë në sinjalistikën rrugore qoftë ajo e përkohshme, efektivët e policisë rrugore në kontrollet parandaluese që kryejnë në rrugët e Shipërisë i referohen gjithmonë sinjalistikë së përhershme.

Pra edhe asaj të përkohshme kur kemi të bëjmë me një kantier rrugor kur bëhen punime.