EMRAT/ E rëndë në Fushë-Krujë, automjeti përplas për vdekje 17-vjeçarin, arrestohet shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2024, 22:42
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në dalje të Fushë-Krujës.
Mësohet se një 17-vjeçar i identifikuar si Isuf Mehmeti është përplasur për vdekje nga një automjet tip "Hyundai".
Mësohet se shoferi i automjetit i identifkuar si Andi Kullaj është arrestuar nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje.
Paraprakisht dyshohet se shkak kryesor i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte automjeti.
