PAMJE EKSKLUZIVE/ Hetimi i trafikimit: Të gjithë klandestinët e huaj identifikoheshin nëpërmjet fotografive
4 efektivë dhe 22 shtetas të tjerë u zbuluan nga hetimi i Policisë së Shtetit të cilët ishin të përfshirë në trafikimin e klandestinëve. Në dosjen e siguruar shikohet se trafikantët hynin deri në korridoret e aeroportit të Rinasit, teksa i fotografonin shtetasit e huaj me qëllim identifikimin e tyre. Nga përgjimet zbulohet se ata merrnin dijeni për operacionet e policisë nëpërmjet lidhjeve të tyre në Policinë e Shtetit
Hetimi për zbulimin e një grupi të trafikanteve të vendeve të treta ka zbuluar edhe përfshirjen e punonjësve të Policisë së Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit.
Në dosjen e siguruar nga “Ora News” shikohen disa pamje të fiksuara nga gjendet e terren ku duket shtetasit e huaj që kalojë zbresin në Rinas dhe më pas priten dhe transportohen nga persona të caktuar të hequr si administrator të kompanive private.
Në një përgjim ambiental, komunikohet mes dy trafikantëve, Endri Seiti dhe Arban Hyseni, ku shprehin shqetësimin për operacionet e Policisë për trafikimin e paligjshëm.
PJESË NGA PËRGJIMI AMBIENTAL

Endri: Kanë ardh nga Drejtoria e Tiranës, nja njëqind e ca veta, i ka marrë Agjencia.
Arban: Këtu e Përgjithshmja? Po pra, e madhja fare, ku është, a është kjo ke “Brryli”.
Endri: Po ajo.
Arban: E kam shoqe të ngushtë atë të Emigracionit.
Endri: Si e ka emrin, malokja me.?.

Arban: Jo jo tjetri, është tek Drejtoria, është tek Zyra e Emigracionit.
Endri: E njef atë mikun tone?
Arban: Nuk e di pra, e pyta unë, i thash unë, kur tha ajo, këshu-këshu, i thash shif njëher per zyrën time, a ka ndonjë emër a ndonjë gjë aty: “ja do shof unë, e do të them”- më tha, po nuk më ka thënë gjë.
Endri: Ai thotë po, po s’besoj.. kam bo shpenzime e martë dreqi....
Sipas Prokurorisë, trafikantët merrnin dijeni nga Altin Hasani, i cili ishte punonjës në Policinë e Kufirit. Në të njëjtën mënyrë besohet se kanë vepruar edhe koleget e tij me trafikantët.

Po ashtu, hetimet e ndjekura nga AMP, SPAK dhe Policia e Shtetit ka dyshime se në këtë aktivitet janë të përfshirë edhe punonjës të tjerë për të cilët pritet zbërthimi i telefonave të personave të ndaluar.


