Ilir Beqaj refuzoi të paguante tarifën 10 mln lekë, GJKKO urdhëron SPAK-un: Pajiseni me dosjen falas
Ilir Beqaj do të ketë në dispozicion dosjen hetimore të sterilizimit e për këtë nuk do të paguajë.
Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vendosi që 602 fashikujt hetimore t'i marrin në mënyrë elektronike.
Edhe 7 të dyshuarit e tjerë në këtë proces do ti marrin materialet në të njëjtën formë. Pas daljes salla ish ministri e cilësoi vendimin të drejtë.
“Në arsyetim tonë, të të gjithëve dhe të avokatëve tanë, vendimi ishte shumë i drejë pasi rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, tha Beqaj për mediat.
Më herët gjykata rrezoi kërkesën e mbrojtësve për ti përfituar fashikujt në mënyrë elektronike. Në vendin thuhej se kjo çështje është më shumë civile.
Deri më 13 Maj të dyshuarit do të përgatitën për seancën paraprake ku do të vendoset nëse nisjen e gjykimit për akuzat e ngritura.
Vetëm dy prej të akuzuarve aktualisht janë lënë në masën “arrest në burg. Konkretisht ish zëvendës ministri i shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Dy të tjerë janë në “arrest në shtëpi”, ndërsa 5 të tjerë në mesin e të cilëve ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj janë në masën “detyrim paraqitje”.
Mbi këto persona rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumenteve.
