BORTAC, trajnim për sigurinë kufitare, përfshirë antiterrorizmin

Programi i Ambasadës së SHBA për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare (EXBS) mundësoi një trajnim të ofruar nga Njësia Taktike e Patrullës Kufitare të Operacioneve Speciale të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA (BORTAC) për policinë kufitare shqiptare dhe kosovare javën e kaluar në Korçë.

Lajmi bëhet me dije sot nga Ambasada amerikane në Tiranë në rrjetet sociale.

Njësitë e mirëtrajnuara të BORTAC ndihmojnë partnerët ndërkombëtarë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të ruajtur sigurinë kufitare, përfshirë antiterrorizmin, zbulimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, rregullimin e imigracionit dhe ndalimin e trafikut të drogës.

Gjatë javës, ekipe të përbashkëta u angazhuan në patrullime kufitare dhe kryen spastrime përgjatë kufirit të gjelbër, duke u ofruar oficerëve shqiptarë dhe kosovarë përvojë të drejtpërdrejta në teknikat e përparuara të gjurmimit në terren.