Restaurimi i Manastireve të Luginës së Drinos, projekti më i fundit i Ambasadës amerikane
Ambasada e SHBA kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë përmes programit të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore (AFCP).
Në Ditën Ndërkombëtare të UNESCO-s për Monumentet dhe Sitet Kulturore, Ambasada e SHBA shprehet se është krenare që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë përmes programit të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore (AFCP).
Projekti më i fundit është restaurimi i Manastireve të Luginës së Drinos. Projekti së fundmi mblodhi në Kampin Rajonal të Restaurimit studentë, profesionistë nga Shqipëria, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina për hartimin dhe vlerësimin e shtigjeve që lidhin manastiret.
Në fund të projektit, këto shtigje do të tregojnë historinë e rajonit duke respektuar integritetin e tij kulturor dhe mjedisor dhe duke nxitur mundësitë ekonomike për komunitetet lokale të përfshira.
