Ilir Beqaj në SPAK, nis gjyqi paraprak për dosjen e "Sterilizimit" (PAMJE)
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur në SPAK për seancën e radhës për dosjen e Sterilizimit.
Nis seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për c çështjen “Sterilizimi”, ku gjyqtarja Flojera Davidhi do vendosë nëse do e kalojë dosjen për gjykim, nëse do e kthejë në SPAK për plotësim hetimesh apo nëse do pushojë akuzat ndaj 9 të pandehurve.
Të pandehur në këtë proces janë 9 persona, dy prej tyre të lënë në masën “arrest në burg. Konkretisht ish zëvendës ministri i shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Dy të tjerë janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa 5 personat e tjerë në mesin e të cilëve ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj janë në masën “detyrim paraqitje”.
Ish-ministri i shëndetësisë është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.
Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.
Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

