Drenovë, gjendet i pajetë një i ri, dyshohet se është emigrant i paligjshëm

Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.