“Problemi është se jemi çmendur të gjithë”, Sula: Ky nuk është Parlament, por shtojcë e Republikës Kryeministrore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2024, 11:20
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend tha se Kuvendi është kthyer në një shtojcë të Republikës Kryeministrore.
“Kjo që treguat këtu është një skandal. Ky nuk është parlament, por një shtojcë e Republikës Kryeministrore. Çdo deputet apo deputete ka të drejtë të flasë. Do të doja ti tërhiqja vëmendjen Nikollës, kryetarëve të komisioneve parlamentare që është e patolerueshme që jemi në fund të muajit prill dhe duhet të kishte përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura kushtetuese, në tre mujorin e parë. Çfarë ndodh këtu? Këtu nuk është çmendur njëri, jemi çmendur të gjithë. Ajo që ndodhi javën e kaluar që rrëzuat vendimin e Kushtetueses”, tha ai.