Basha para nisjes së seancës: Ajo që ndodhi me Xhaçkën e rakorduar, Rithemelimi e hëngri çorbën e prishur

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një dalje për mediat, sulmoi grupin e Bardhit dhe të Rithemelimit. Ai tha mes ironisë se ata kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur dhe foli për pazare me Ramën.

“Kanë 5 muaj që bllokojnë kuvendin, gjoja bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amnison të korruptusarit por jo protestuesit e opozitës. Nga një anë duan t’i imponohen PD, Ramës i intereson të bëjë pis PD dhe përdor këto pazarxhinj.

Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar. Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli. Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, tha ai.