Prençi: Gjuha e përdorur ndaj Dumanit, e tepruar. KLP dhe SPAK kanë bërë një gabim të rëndë
Ish drejtues i Policisë, Shemsi Prençi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se gjuha e përdoru deri në fyerje e një politikani është e tepruar duke iu referuar deklarateve të Metës ndaj Dumanit, ndërsa shtoi se ky teprim ka ardhur nga një gabim i rëndë i KLP-së.
Prençi: Unë i njoh nga afër të dy personazhet e përplasur.
Dumanin e konsideroj një prokuror me fibër të punonjësit të drejtësisë.
Të guximshëm dhe me integritet shumë të lartë.
Përplasja e një politikani me fibër të fortë dhe një drejtuesi të një institucioni të prokurorisë po me fibër të fortë nuk është e mirë për Shqipërinë.
Gjuha e përdorur deri në fyerje është pasioni i politikanit por besoj që është e tepruar.
Gjithsesi ky teprim vjen nga fakti që SPAK dhe sidomos KLP kanë bërë një gabim shumë të rëndë, sidomos KLP.
Sepse KLP nuk e ka mbrojtur Dumanin dhe SPAK-un kur janë denigruar jo nga një konferencë shtypi e një kryetari të opozitës por nga drejtuesi i qeverisë dhe kryetari i partisë në pushtet në një kongres partie duke e denigruar jo vetëm SPAK-un por edhe gjithë organin e prokurorisë.
Janë quajtur pa shtyllë kurrizore, janë quajtur të paaftë.
