Deklaratat ndaj kreut të SPAK-ut, Dervishi: Shikoj një gjendje të rënduar psikologjike të Metës

Gazetari, Ferdinant Dervishi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se shikon një gjendje të rënduar psikologjike të kryetarit të partisë së Lirisë, Ilir Meta pas sulmeve që ky i fundit bëri ndaj kreut të SPAK-ut, Dumanit.

Dervishi: Shoh prej tre vjetësh apo katër vjetësh që ka një acarim që shkon duke u zmadhuar dhe që e kemi në këtë lloj paraqitjeje.

Unë shoh një gjendje të rënduar psikologjike të tij që nuk ka filluar tani.

Ka filluar që kur partia e tij ka filluar të zvogëlohet për shkak të vetëndërtimit të asaj partie.

E ndërtuar më shumë nga njerëz që anonin më shumë  tek një vend pune.

Pra acarimin e kam parë fillimisht në këtë formë, kurse tani po e shoh me probleme penale që mund të ketë ai vetë apo bashkëshortja e tij në SPAK.

Nuk e di se deri ku kanë shkuar këto probleme.

Unë e shoh si një ngarkesë të madhe psikologjike.

Unë mendoj se ai fillon tani dhe ka ato fantazitë e veta.