Deklaratat ndaj Dumanit, BE: Sulmet apo Intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci

BE në Tiranë ka dënuar deklaratat ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posacme Altin Dumani.

Reagimi i BE:

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci.

Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK.

Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.