Hoxha: Klasa e vjetër politike është bashkë kundër drejtësisë së re, po kthehet në shqetësim edhe për Perëndimorët

Analisti, Poli Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se kemi një unifikim të klasës së vjetër politike kundër drejtësisë së re.

Hoxha: Faktikisht deklarata e ambasadës amerikane i referohet një deklarate të djeshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dmth që mbështeste mbështetjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe shqetësimët që ngrinte për sulmet e fundit.

Këto dy tre ditë ka qenë zoti Meta që ka bërë batërdi nëse flasim me zhargon, sulmesh kundër Dumanit dhe SPAK-ut.

Por ata (ambasadat) janë kujdesur që të mos zënë emra në gojë për ti dhënë një përgjegjësim sepse nuk është vetëm Meta por përgjithësisht kemi një unifikim të klasës së vjetër politike që ka konsumuar pushtet dhe natyrisht edhe korrupsion, e cila është bërë bashkë kundër drejtësisë së re.

Sa më shumë ecën përpara, aq më shumë bëhen bashkë.

Këtu nuk lë mënjanë as Ramën, sepse dihet Meta e Berisha.

Në këtë kuptim duket se po vlon gjithë ky grupim politik kundër SPAK-ut në mënyrë të vecantë dhe po kthehet në shqetësim edhe për perëndimorët.