Boriçi nxjerr dokumentin: 11%-18% e kredive që merrte Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës, shkonte për sektorin e naftës
Gjon Boriçi nga Instituti i Historisë i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se qeveria sovjetike rekomandonte që nafata shqiptare është shumë e rëndë dhe se kushton më shumë ta pastrosh sesa ta përdorësh.
Boriçi: Ky është dokument i 3 dhjetorit të 1954, në të njëjtën ditë kur Kina na dha kredinë e parë.
Që qeveria shqiptare e asaj kohe do ta përdorte shumicën e asaj kredie për industrinë e rëndë.
Është një dokument i gjatë, gati 220 faqe.
Si asnjëherë tjetër, nuk di ndonjë rast tjetër që Enver Hoxhës ti jetë folur aq hapur se si dhe ku duheshin bërë investimet.
Dhe ai kishte një mani shumë të madhe që investimet më të mëdhaja ky vend do ti bënte në industrinë e rëndë ku padiskutim edhe nafta ishte një nga ato sektorë që do thithte në gjithë paketën e madhe të industrisë së rëndë të kredive që janë marrë, shkonte nga 11% deri në 18%.
Rusët nuk thonin asnjëherë që Shqipëria nuk ka naftë, përkundrazi Shqipëria ka naftë.
Sovjetikët rekomandonin që nafta shqiptare ka shumë pak produkte të bardha.
Ata thonin që është shumë e rëndë dhe kushton më shumë ta pasterosh e distilozh sesa ta përdorësh.
