Balluku inspekton hotelet në Velipojë: Dosje për mjetet nën presion
Hoteleritë duhet të marrin masa shtesë për paisjet që përdorin në shërbim të turistëve.
Duke inspektuar paisjet nën presion Belinda Balluku shprehet se vetëm në këtë formë do të mund të shmangen incidentet
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar siguri maksimale për turistët.
Për të verifikuar gjendjen e paisjeve dhe në hoteleri nisi një tur inspektimi
Pajisjet nën presion do të jenë nën vëzhgim të rreptë.
‘’Ndaj edhe inspektoriati ka ndërmarrë të gjithë këtë aksion për të parë situatën që kemi në njësitë e hotelerisë për sigurinë që duhet të kenë për klientët e tyre përsa i përket pajisjeve nën presion'', tha Balluku.
Ministrja balluku vuri theksin edhe tek dosjen teknike qe cdo subjek duhet te kete
‘’Mjafton të përmbushni kushtet dhe të keni këtë vërtetim përsa i përket përputhshmërisë së projektit teknologjik.
Duhet projekti teknologjik, duhet vërtetimi i përputhshmërisë së projektit teknologjik, duhet realcioni i aktit teknik përsa i përket impiantit dhe në fund fare certifikata e konfirmitetit’’, tha Balluku.
Ministrja theksoi se inspektimet nuk do të pengojnë punën e stafefe në përgatitjet për pritjen e pushuesve.
Edhe një herë ajo theksoi se këtë vit pritet një rritje e fortë e numrit të turistëve.
