Paketa e re fiskale, Qiraxhi: Të rinjtë po taksohen, ndërsa Qeveria po mendon për zgjedhjet e ardhshme

Për Migen Qiraxhin nga Qëndresa Qytetare rishikimi i paketës fiskale për sa i përket të rinjve është më shumë një paketë elektorale, pasi të rinjve po u thuhet se për vitin 2024 ata duhet të viuajnë, pasi në 2025-ën do të rishikohet çështja e tyre.

“Në aspektin e taksimit të profesioneve të të lira kemi dy ngjarje: ngjarja që ka ndodhur dhe ajo që premtohet.

Ngjarja që ka ndodhur është ajo e taksimit 15-23 për qind, ku në të gjitha vendet e botës po aplikohet lehtësimi i barrës fiskale për të rinjtë. Ndërkohë që në Shqipëri ku kemi me largimin masiv të të rinjve, shteti të takson dhe këtë taksë ta vendos parapagim.

Pra qytetarëve, profesionistëve të lirë dhe bizneseve të vogla u ka dalë kësti këtë muaj duhet të paguajnë për atë se çfarë parashikohet të fitojnë për këtë vit. Ndërkohë që ajo që është premtim është se në 2025-ën që është dhe vit elektoral dhe i nisur që herët, ashtu si me pensionistët.

Kështu që jemi në situatat e premtimit elektoral, ku deri në moshën 29 vjeç në vitin 2025 do të ketë lehtësira, ndërsa në 2024-ën do vuajnë, sepse nuk jemi në vit elektoral”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij në studion e lajmeve në “Ora News”, Migen Qiraxhin nga Qëndresa Qytetare.