Prifti: Nafta në Shpirag, shumë e lehtë. Është me çmimin më të lartë sot në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2024, 21:45
Zv. Dekani i Fakultetit të Gjeologjisë, Irakli Prifti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nafta në Shpirag ishte shumë e lehtë dhe se është nafta me cmimin më të lartë sot në botë.
Prifti: Ne si gjeologë nafte kemi bërë një hartë se ku janë zonat më prespektive.
Një nga këto është edhe vetë Shpiragu.
Ne bëmë një studim edhe nxorrëm që mbi gëlqerorët kishte një anomali gazore.
Ne informacione nuk kemi.
Ne informacione nuk na japin.
Por ne marrim informacione në mënyrë operative.
Informacioni ishte që nafta ishte shumë e lehtë.
Nafta është në kufirin me kompensatin.
Pra është nafta që është me cmimin më të lartë sot në botë.
