Guxholli: Nuk ishte e ndershme mënyra se si u bë propaganda me pusin e naftës në Shpirag

Pedagogja e ekonomisë, Zana Guxholli e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nuk ishte e ndershme mënyra se si u bë propaganda me pusin e naftës në Shpirag.

Guxholli: Është më shumë propagandë, sepse nuk është premtim.

Nuk mund të premtosh një gjë që nuk varet nga ty.

Një gjë që e ke akoma në eksplorim për të parë se çfarë do të dali.

Përdorimi për propagandë është vërtet jo e ndershme sepse mënyra se si u bë propaganda me pusin e Shpiragut iu ngriti mendjen pensionistëve dhe u premtua që kjo nafta do sillte të ardhmen dhe mirëqënien e tyre.

Nafta që të jetë ar për një vend duhet të shfytëzohet nga vetë vendi.