20% ulje në bujtinat në Shqipëri për policët kosovarë dhe familjarë të tyre

Punonjësit e policisë së Kosovës dhe familjarët e tyre do të trajtohen si miq nderi dhe do të përfitojnë deri në 20% ulje për shërbimët një rrjet bujtinash në Shqipëri.

Marrëveshja mes Shoqata e restoranteve, bujtinave shqiptare me ministrine e brendshme te Kosovës u firnmos në prag të nisjes së sezonit turistike.

Ministri i Brendshme i Kosovës Xhelal Svelça  e cilësoi një hap që i afron më shumë vendet tona.

‘’Unë jam i bindur se edhe policët dhe zjarrfikësit do e shfytëzojnë këtë mundësi’’, tha Sveçla.

Kreu i shoqates se Bujtinave Kujtim Dervishi zbuloi ndërkohë se të gjithë  vizitoret nga Kosova në subjetet turistike te Lures do te perfitojne edhe ulje te taskses se rruget te kombit.

‘’Neve marrim përsipër gjithë ato turistë kosovarë që vizitojnë Shqipërinë të paraqesin biletën e traut dhe jo paguahë biznesi shqiptar’’, tha Dervishi.

Ndersa kryetari i aleances Kosovare te Binesit Agim Shahini shtoi se politikat shteterore midis dy vendeve duhet te jene te orientuara ne rritjen e shkembimeve tregtare

'’Politikat shtetërore duhet të jenë të orientuar dhe të jenë më të zhvilluar’’, tha Shahini.

Sipërmarrësit i shohin këto marrëveshje si mundësi për rritjen e numrit të turistëve.

Së shpejti një paketë e ngjashme pritet të prezantohet edhe në Kosovë.