Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, humb jetën 52-vjeçari, shpëton bashkëshortja e tij

Gjatë orës 02:10 në lagjen Zogaj, një banesë është përfshirë nga flakët e cila është djegur plotësisht.

Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një 52 vjeçar, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa dëmtime.

Njoftimi:

Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.