Rrugorja me dorë të ''hekurt'', 17 shoferë të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba në një javë

Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë për periudhën 07.04.2024 - 13.04.2024:


???? Arrestime dhe procedime penale:


• 17 persona u arrestuan për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
• 6 të dehur u arrestuan për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
• 2 u arrestuan për drejtim mjeti pa leje drejtimi
• 2 për drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike.
• 1 për shkelje të rregullave te qarkullimit, që rezultoi në aksident.
• 6 u proceduan për korupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë.


???? Masat administrative:


• Gjithsej 12,122 masa administrative u vendosën këtë javë.
• 74 për xhama të zinj.
• 741 për shpejtësi mbi limitet e lejuara.
• 343 për parakalime të gabuara.
• 356 për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 703 për mosvendosje të rripit të sigurimit.
• 435 për mosvendosje të kaskës.
• 556 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
• 37 për mosrespektim të ndalesës “Stop”.
• 95 për sjellje të gabuar të këmbësorëve në rrugë.
• 7,744 për qëndrim të gabuar.
• 1,078 të ndryshme.
• 63 masa administrative parashikuan pezullim të lejedrejtimit, me opsion konvertimi në gjobë të dyfishtë.


???? Bllokime të automjeteve:


• 30 automjete u bllokuan:
• 2 me targa të huaja për verifikim të trafiqeve të paligjshme.
• 10 për detyrime të palikuiduara.
• 4 për mungesë dokumentacioni.
• 14 u spostuan me mjet ngritës.
  Ruajmë sigurinë rrugore, ruajmë jetë! Ndihmoni në ndërtimin e një komuniteti më të sigurt duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Bashkëpunimi juaj është çelësi! ????????️