Falsifikimi i pronave në Durrës, zbardhet skema. Pronari denoncoi grabitjen e tokës

Skandali i falsifikimit të dokumenteve për 45 hektarë tokë u zbulua në vitin 2023 kur në prokurori pronari real u paraqit për të denoncuar grabitjen e pasurisë.

Madje ai është shprehur se toka i ishte rrethuar edhe me mur si dhe ishin kryer veprime të tjera.

Pikërisht pas këtij veprimi organi i akuzës ka nisur verifikimet duke zbuluar se abuzimi ishte përtej sipërfaqes së kallëzuar.

Pas dëshmive të marra të personave që u ishte regjistruar prona, sipas dyshimeve të prokurorisë, në kadastër është arritur në zbulimin e skemës.

Në dosje thuhet se një prej ish punonjësve të hipotekës kontaktonte personat duke u dhënë të firmosnin dhe një akt të marrjes së tokës në përdorim.

Madje në një prej 20 rasteve përfituesi rezulton që edhe të kishte ndërruar jetë.

Pas kësaj bëhej edhe ndryshimi në regjistrat përkatëse.

Organizatorët vazhdonin kontaktin me familjarin që nënshkroi amtp duke nënshkruar te noteri edhe një akt shitje duke vijuar me tjetërsimin.

Në rastin e përfituesit që kishte ndërruar jetë akuza dyshon se për të nënshkruar shitjen u përdorën trashëgimtarët.

Por po ashtu edhe në verifikimet e kartelave kanë lindur dyshime për heqjen ose shtimin e fletëve nga persona që nuk ishin autorizuar apo dhe që nuk kishin dijeni se ishte vepruar në emër të tyre.

Tashmë të 448 mijë metër katrorë tokë në lagjen 15 të qytetit bregdetar janë vendosur nën sekuestro ndërsa në gjykatë të ndaluarit do të njihen me akuzën dhe masën e sigurisë ndaj tyre.