Nga AKSHI direkt tek zyra e Ervin Muçës, Klodian Mazeri ndihmoi specialisten e DTI-së për të marrë të dhënat e TIMS-it
Deklarimet e bërë nga specialistet e sektorit të serverit në drejtorinë e teknologjisë dhë informacionit kanë ndihmuar prokurorinë qe të kuptojnë më shume mbi ndërhyrjet në sistemin Tims.
Gazetari i OraNews Edison Vatnikaj ka siguruar një material ku në të tregohet se Ervin Muça dha urdhërin për të bërë backup në sistemin Tims.
Në deklarimet e shtetases Xh.Collaku thuhet se me datën 2 gusht 2023 ajo ka qenë në zyrë me shtetasin Enkli Hoxha.
Ajo ka marrë një telefonatë nga drejtori Ervin Muça rreth orës 13.00 u cili më ka komunikuar se duhej të bënin një back-up e databazës së sistemit Tims.
Më tej ajo është përgjigjur se nuk kishte kredencialet dhe njohuritë e duhura për këtë veprim.
Sipas deklarimeve Xh.Collaku tregon se drejtori Ervin Muça e ka urdhëruar që të më hapeshin portat e USB-së pasi do të hidhej/behej procesi i Back-Up-it i cili do të behej nga databaza për tek nje hardisk i jashtëm të cilin ma dha mua vetë drejtori, po ashtu gjatë shpjegimit drejtori më tha se do të ruhej në kasafortë në rast të ndonjë sulmi kibernetik.
Këtë proces po e bëntë Albana Vrapi specialiste, ku në atë moment në zyrë ka hyrë një nga personat nga AKSHI për të cilën prokuroria e ka identifikuar si Klodian Mazeri.
Në këtë process Mazeri ka ndihmuar Vrapin në ndërhyrjet e sistemit Tims.
Deklaruesja thote se ka qëndruar deri rreth orës 20.30 pasi procesi nuk po kryhej se dicka nuk funksiononte.
Te nesërmen e ka telefonuar Albana Vrapi e cila i ka thënë se Hardiskun e kishte në tavolinë dhe se porcesi nuk kishte perfunduar.
Gjithashtu shtetasja Albana Vrapi në këtë komunikim i ka pohuar se kishin qëndruar deri në orë 24.00.
Të nesërmen datë 03.08.2023 deklaruesja kur ka shkuar per në zyrë ka gjetur përmbi zyrë hardiskun i cili ishte në kompjuter dhe pas kontrollit ka rezultuar se nuk kishte të dhëna.
Këtë hardisk ajo e ka vënë në dispozicion të oficerit të policisë gjyqësore.
